Zgjedhjet në Kroaci, ‘exit-poll’-et nxjerrin fituese partinë e kryeministrit aktual Plenkoviç
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot në Kroaci janë mbajtur zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Kroacisë. Sipas Exit Poll-eve të para, HDZ-ja e kryeministrit aktual, Andrej Plenkoviç është fituese e zgjedhjeve parlamentare.

Sondazhi i Ipsos e vendos në vend të parë HDZ-në dhe partnerët me 58 mandate, sipas index.hr, shkruan Oranews, transmeton KosovaPress.

Sakaq, e dyta renditet partia SDP dhe partnerët me 44 deputetë. Në krye të listës ishte presidenti aktual, Zoran Milanoviç.

Parlamenti kroat ka 151 deputetë, ku 140 zgjidhen në 10 zona në Kroaci, 8 zgjidhen nga anëtarët e pakicave kombëtare në zonën e 12-të zgjedhore dhe 3 zgjidhen nga votuesit pa vendbanim në Kroaci në zonën e 11-të elektorale, e cila praktikisht përbëhet nga e gjithë diaspora.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,245
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024