Studentët protestojnë për të disatën herë para rektoratit të UP-së, ndërhyri Policia
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Lëvizja Feministe Studentore edhe sot ka protestuar para rektoratit të Universitetit të Prishtinës, për ngacmimet seksuale nga profesori i Fakultetit të Edukimit, Xhevat Krasniqi, në të njëjtën kohë kur është mbledhur edhe Këshilli i Etikës së UP-së. 

Studentët u lejuan që të hynë në  mbledhjen e Këshillit, por edhe sot nuk është marrë një vendim për Krasniqin.

Në momentin që ka përfunduar mbledhja, studentët kanë bllokuar derën dhe nuk kanë lejuar anëtarët e Këshillit të dalin jashtë derisa të përjashtohet Krasniqi. Brenda së bashku me anëtarët dhe stafin e UP-së, kishin ngecur edhe dy zyrtarë policorë.

Më pas Policia e Kosovës është detyruar që t’i largojë me forcë studentët.

Anëtarja e Lëvizjes Feministe Studentore, Anita Mjeku, ka thënë se gjatë mbledhjes së Këshillit të Etikës, ata kanë deklaruar se Krasniqi po dyshon që nëntë nënshkrime janë falsifikuar, dhe nuk po u besojnë dëshmitareve, duke kërkuar që të rishikohen nënshkrimet e ligjëratave.

Lëvizja Feministë Studentore ka paralajmëruar se protestat e tyre nuk do të ndalen derisa Xhevat Krasniqi të shkarkohet  nga pozita e profesorit në Universitetin e Prishtinës.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,845
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024