“Ata që heshtin janë pjesë e krimit”, profesoresha mbështet protestat kundër dhunës seksuale në UP
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Albena Reshitaj i ka dal në mbështetje studentëve që po protestojnë kundër ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës,

Ajo duke hyrë në Këshillin e Etikës së UP-së, në rektoratin e Universitetit të Prishtinës, tha se ka përcjellë me shqetësim raportimin e 27 studenteve të UP-së për ngacmim seksual nga një profesor.

“Kam ardhur sot të mbështes të gjitha viktimat e ngacmimit seksual sidomos në Universitetin e Prishtinës, të gjitha viktimat dhe shantazhimet që ndodhin në këtë tempull të dijes dhe për të luftuar së bashku me të gjithë ju, profesorët, profesoreshat dhe studentët e UP-së këto fenomene, të cilat në të kaluarën janë mbuluar dhe po shihen rezultatet. Këto fenomene nuk duhet mbuluar dhe heshtur. Heshtja është aprovim i së keqes dhe ata që heshtin janë pjesë e krimit”, tha ajo, duke shtuar se duhet mbështetur guximi i atyre studenteve që kanë raportuar ngacmimet seksuale.

Ajo i ka bërë thirrje Këshillit të Etikës të ndalon degradimin e personalitetit të studentëve, pasi UP duhet t’i mbrojë studentët.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,845
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024