Fibula hap sezonin veror 2024, qytetarët do të udhëtojnë në më shumë vende
Biznes
Lexohet për: 7 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjencioni turistik Fibula me një ceremoni solemne e qindra të ftuar, ka bërë hapjen e sezonit veror 2024, duke shënuar njëherësh edhe sezonin e 25-të me radhë që prej kur është hapur. Mbi 50 hotele nga vende të ndryshme, duke përfshirë Turqinë, Bullgarinë, Greqinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe shtetet e tjera rajonale, prezantuan ofertat dhe ekskluzivitetet e tyre. Bashkëpunëtorë të Fibulës vlerësuan lart bashkëpunimin me këtë agjencion turistik, për çka thanë se janë partnerë besnikë, të sjellshëm dhe mbështetës të fortë për sukseset e tyre.

Pronari i Agjencionit Fibula në Kosovë dhe Shqipëri, Shpëtim Turku, derisa foli për rëndësinë e hapjes së sezonit veror 2024, përmendi risitë që do ta karakterizojnë këtë agjencion gjatë këtij viti. Fluturimi direkt nga Prishtina për në Bullgari, Turku  konsideron se është risia më e madhe për këtë vit, me liberalizmin e vizave. Për KosovaPress, ai tha se është rritur numri i kërkesave për udhëtim nëpër vende të ndryshme. Turku tha se këtë vit qytetarët do të udhëtojnë në më shumë vende dhe do të bëjnë pushime më të shkurtra, për çka shtoi se Fibula do t'u mundësojë atyre këtë, përmes fluturimeve.  

"Është sezoni i 25-të i radhës dhe hapja e sezonit 2024, që themi ne Vera 2024, është Vera Fibula. Pra, kemi mbledhur këtu mbi 50 hotele, të cilat janë vendosur lart dhe po bëjnë prezantimin e hoteleve të tyre. Kemi thirrur mbi 300 agjentë nga Kosova, të cilët i kemi bashkëpunëtorë dhe punojmë bashkë me ta. Kemi edhe mysafirë të cilët vijnë ta bëjnë prezantimin e aviokompanive të tyre...Ne gjithmonë kemi qenë të parët, të parët e kemi vendosur edhe charter fluturimin për Antalya, kemi filluar me një herë në javë, tash kemi 10 herë në javë. Kemi fluturime për Bodrum, direkt fluturim prej Prishtinës. Sivjet është risi, kemi fluturim për Bullgari, për Burgaz. Kjo është risia e vitit 2024...Pasi  janë hequr vizat, ne kemi shumë vizitorë të cilët shkojnë në vende të ndryshme evropiane, shkojnë në Spanjë, Barcelonë, Itali, Disney Land, Paris. Pra, ka shumë rezervime...Mendoj se këtë vit njerëzit kosovarë do të udhëtojnë më shumë dhe do të bëjnë pushime të shkurtra, do të shkojnë 3-4 ditë diku, 5-6 diku tjetër, ne të gjitha këto do t'i ofrojmë, sepse kemi fluturime çdo ditë", tha Turku.

Ndër hotelet e shumta që prezantuan produktet e tyre me rastin e hapjes së sezonit veror 2024 nga Agjencioni Turistik Fibula është edhe hoteli nga Turqia Casa Fora Beach Resort.

Menaxheri i shitjes dhe marketingut në këtë hotel, Ismail Gursoy për KosovaPress tha se gjatë sezonit veror organizojnë  koncerte ndërkombëtare me këngëtarë të famshëm. Po ashtu, Gursoy tha se organizojnë aktivitete të shumta për fëmijë, derisa potencoi se Casa Fora ka një nivel shërbimi cilësor. Gursoy vlerësoi si partnerë të besueshëm Fibulën, për çka tha se kjo e fundit i ka mbështetur për të arritur deri te klientët.

“Casa Fora Beach Resort është një brend i ri. Kemi shumë aktivitete për fëmijë dhe kemi koncerte ndërkombëtare në hotel. Po mundohemi të tërheqim vëmendjen e plotë të familjeve. Sa i përket nivelit të shërbimit ne kemi një nivel shërbimi cilësor. Ne presim njerëz nga e gjithë bota, veçanërisht familje që argëtohen të vizitojnë hotelin tonë. Casa Fora ka një program në zhvillim me shërbimet, me materialet, me gjëra të tjera. Hoteli ka krijuar një Aqua Park të madh,  Aqua Park 11 është i vendosur në plazh dhe një tjetër Aqua Park për fëmijë Aqua Tower është i vendosur në plazh. Gjithashtu, është një plan për të qenë një park argëtues në pjesën e plazhit, kështu që ne po ofrojmë mysafirëve tanë (pamje nga deti) rrëshqitje të bukura dhe argëtuese në Aqua Park dhe koncerte me këngëtaret e famshme si Alexandra Stan...Fibula është një nga partnerët e parë që ka nënshkruar (marrëveshje) me ne, janë partnerë të besueshëm, në biznes i njoh prej vitesh. Besoj se edhe Fibula i beson kompanisë dhe zhvillimeve tona. Ata na japin mbështetjen më të fortë në çdo nivel për të arritur klientët tanë”, tha Gursoy.

Po ashtu, edhe nga hoteli Mirage Park Resort nga Turqia shprehen të lumtur me pjesëmarrjen e tyre në hapjen e sezonit të ri veror nga Fibula. Menaxheri i shitjes dhe marketingut në këtë hotel, Soner Kilinç tha se Kosova është një vend shumë i rëndësishëm, pasi kanë edhe kompani ajrore në vendin tonë. Për KosovaPress, Kilinç tha se shumë kosovarë e vizitojnë hotelin “Mirage Park Resort” gjatë pushimeve të tyre.

“Ne jemi këtu për Fibulën, sepse kemi punuar shumë vite me Fibula Travel në Turqi...Kosova për ne është shumë e rëndësishme. Pse? Sepse ne kemi kompani ajrore edhe në Kosovë... Kemi një kontakt të mirë me Kosovën dhe Turqinë, prandaj jemi shumë të lumtur që jemi këtu. Pra, hoteli im punon 12 muaj, gjatë kohës së verës do të thotë që ne punojmë dhe çdo vit vijnë kaq shumë kosovarë, vijnë ballkanas, maqedonas, shqiptarë. Kështu që ne jemi shumë të lumtur që i shohim në hotelin tim. Gjithashtu këtu është një natë shumë e mrekullueshme. Faleminderit shumë nga Fibula, mikpritje shumë e mirë dhe ata janë shumë të sjellshëm, jemi shumë të lumtur që jemi këtu”, theksoi Kilinç.

Ndërkaq, ekzekutivi i shitjes së charterit në kompaninë ajrore greke Zelayet, Konstatinos Zoulias tha se ofrojnë fluturime direkte që transportojnë personat që duan të shkojnë nga një vend në tjetrin, por që nuk kanë fluturime me orar të caktuar. Për KosovaPress, ai tha se mundësojnë fluturimet duke filluar me nga dy persona me avion privat, fluturime me helikopterë deri në 150-200 persona dhe me aeroplanë të mëdhenj. Zoulias tregoi se ka disa vite prej kur bashkëpunojnë me Fibulën dhe se janë shumë të kënaqur.

“Ajo që Zelayet po bën është lidhja e operatorëve turistikë dhe të gjithë njerëzve që shihni këtu me vendpushimet. Çfarë kuptoj me këtë? Ne ofrojmë fluturime charter që transporton personat që duan të shkojnë nga pika A në pikën B dhe nuk ka fluturime me orar të caktuar. Këta njerëz mund ta bëjnë këtë fluturim vetëm nëpërmjet charter. Pra, ata vijnë te ne, ata vijnë në Zelayet dhe ne gjejmë një aeroplan për ta dhe ata bëjnë fluturim charter përmes ne. Ne mundësojmë këdo që të shkojë kudo, duke filluar nga fluturime me dy persona me avion privat, dhe fluturime me helikopterë deri në 150-200 persona me aeroplanë të mëdhenj. Ne kemi shumë vite që bashkëpunojmë me Fibulën dhe ishim shumë të lumtur që ishim të ftuar. Këtu shohim edhe shumë miq. Është një ngjarje shumë e bukur. Mendoj se po ashtu janë bërë 25 vjet që kur filluan. Kështu që ne i urojmë shumë suksese edhe 24-25 vite të tjera, dhe ata janë miq shumë të mirë me ne dhe ne jemi të lumtur të bëjmë biznes me ta”, tha Zoulias për KosovaPress.

Kompania Turistike Fibula ka filluar të operojë në tregun e Kosovës në vitin 2001. Ndërkaq, është themeluar në Antalya të Turqisë në vitin 1995, derisa ka filluar operimet turistike në Ballkan prej vitit 1999 në Sarajevë. Në vazhdim zyrat janë hapur edhe në Shkup e Bukuresht, dhe nga 2001 në Zagreb e Beograd. /Z.Zeneli/

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
377
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024