Komisioni i Senatit miraton kandidaturën e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan miratoi të martën kandidaturën e diplomatit David J. Kostelancik në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Shtëpia e Bardhë e riemëroi Kostelancik këtë vit si ambasador në Shqipëri, duke rifilluar procesin për shqyrtimin e kandidaturës, pasi në përfundim të kalendarit legjislativ të vitit të kaluar, së bashku me dhjetëra emërime të tjera, ajo nuk u fut në rendin e ditës të Senatit për votim. Emërimet ishin bllokuar nga disa senatorë republikanë, një praktikë e zakonshme kjo e betejave politike në Uashington.

Për emërimet që i ridërgohen Senatit, zakonisht nuk zhvillohen seanca të dyta dëgjimore. Ende nuk dihet nëse Senati do ta marrë në shqyrtim në kalendarin e tanishëm legjislativ votimin e kandidaturës së tij dhe se kur mund të ndodhë. Vitin e kaluar, më 30 mars, gjatë seancës dëgjimore për miratimin e kandidaturës së tij në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë, Kostelancik pati parashtruar përparësitë e tij si ambasador i ardhshëm në Shqipëri. Kostelancik është diplomat karriere i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara dhe ka shërbyer në Shqipëri edhe më herët, në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur në Tiranë.

Përpara emërimit për ambasador në Shqipëri, ai shërbente si këshilltar për politikën e jashtme i shefit të shtabit të ushtrisë amerikane, gjeneralit Mark Milley. Gjatë karrierës diplomatike 30-vjeçare, Kostelancik ka shërbyer ndër të tjera edhe si drejtor i zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit. Ai ka shërbyer dy herë në ambasadën amerikane në Moskë, në misionet amerikane në OSBE dhe NATO, si dhe në Ankara të Turqisë. Me origjinë nga shteti Illinoi, Kostelancik është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti dhe flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht. /VoA

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,265
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024