Komuna e Shtimes hap thirrjen rekorde 100 bursa për studentë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Komuna e Shtimes ka hapur thirrjen për ndarjen e 100 bursave për studentët e kësaj komune, numri më i lartë ndonjëherë që paraqet rritje të katërfishtë brenda mandatit. Kryetari Qemajl Aliu ka thënë se arsimi është themeli i zhvillimit dhe beson fuqishëm në potencialin e jashtëzakonshëm që posedojnë të rinjtë. “Kjo është arsyeja pse, në përpjekje për të inkurajuar arsimimin dhe studimin serioz, kemi vendosur të investojmë pakrahasimisht në arsim duke i dhënë prioritet mbështetjes së atyre që janë baza më e qëndrueshme e progresit tonë. Andaj, me këtë thirrje për bursa, po bëjmë një hap të madh në arsimin lokal për të siguruar që askush nuk mbetet pas për shkak të sfidave financiare,” tha Aliu.

Për më tepër i pari i Shtimes ka inkurajuar studentët e kësaj komune, përfshirë ata që studiojnë jashtë vendit, që të aplikojnë dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi unike për të ndjekur ëndrrat e tyre akademike, duke thënë se bashkërisht mund të ndërtojnë një të ardhme të ndritshme dhe më të suksesshme për të gjithë.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
479
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024