Forumi për Gratë e Paqen, kërkohet fuqizimi i grave e rinisë në shoqëri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas dy ditë punimesh ka përfunduar sot në Prishtinë edicioni i dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, nën organizimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Prishtinë. Në këtë forum morën pjesë rreth një mijë pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete botërore. Forumi është mbajtur në kohën kur paqja dhe siguria sulmohen në pjesë të ndryshme të botës, ku gratë dhe vajzat janë në qendër të dhunës, torturës dhe trajtimit çnjerëzor. Në panelin me të rinj, i cili ishte edhe aktiviteti përmbyllës i Forumit për Gratë dhe Paqen, e para e vendit tonë tha se ky forum ishte një rast i njohjes së potencialit të madh të rinisë kosovare, si një burim i pashtershëm për zhvillimin e shoqërisë.

Kiana Kryeziu, skiatore e suksesshme të Kosovës në fushën ndërkombëtare, ka folur se si ajo e sheh rrugën përpara që duhet ta ndjekë vendi, në mënyrë që gratë të fuqizohen dhe të ndihen të sigurta. Pjesë e panelit me të rinjtë ishte edhe Marigona Shabiu, aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e cila ka folur mbi rastet e fundit të vrasjeve të grave në Kosovë, duke thënë se nevojitet që kjo çështje të trajtohet urgjentisht në aspektin institucional.

Ndërsa Ideal Zhaveli nga KRVL ka adresuar në këtë panel nevojën e bashkimit të përpjekjeve të rinisë në luftimin e sfidave dhe tejkalimin e tyre drejt arritjes së sukseseve në të ardhmen. Në panel morën pjesë edhe Morea Pula, studente e Juridikut nga Universiteti i Prishtinës, Qëndrim Hoxha - LDA, Ditjon Fetahu - KYC dhe Milot Morina nga Shkolla e diplomacisë së diasporës, që kanë shpalosur përvojën e tyre për arritjen e sukseseve në jetë, si dhe kërkuan investime më shumë nga shteti për rininë. Ndryshe, objektivi i forumit ishte adresimi i kërcënimeve historike për sigurinë e grave së bashku me sfidat e reja të sigurisë, me qëllimin përfundimtar për të bashkuar forcat për të avancuar më tej agjendën e WPS.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
790
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024