AP i Këshillit të Evropës debaton për anëtarësimin e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës po mbahet debati mbi  raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë, në fund të të cilit pritet edhe votimi i raportit të Dora Bakoyannis. Për debatin për Kosovën janë paralajmëruar të marrin fjalën 59 deputetë. Në mesin e tyre edhe tre deputetë nga Kosova në cilësinë e vëzhguesit dhe si të tillë kanë të drejtë të flasin, por jo të votojnë. Për miratim nevojiten dy të tretat e votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje.

Para seancës në Asamblenë Parlamentare të martën, Komisioni për Politikë dhe Demokraci ka hedhur poshtë amendamentet e propozuara nga delegatët e Serbisë, të cilat u mbështetën edhe nga dy delegatë të Bosnje e Hercegovinës. Serbia po ashtu kërkoi që në vazhdim të procesit, Kosovës t’i vihet si kusht themelimi i asociacionit dhe qe nga teksti të hiqen të gjitha pikat në të cilat vlerësohet përparimi i Kosovës në respektimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave dhe në vend të kësaj, Kosova të kritikohet për shkelje të të drejtave. Në selinë e Këshillit të Evropës ndodhet një delegacion i Kuvendit të Kosovës. Nëse Asambleja Parlamentare voton sot pro anëtarësimit të Kosovës, atëherë çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të KiE, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja e 47-të e organizatës. Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave mbahet në mesin e muajit maj.

https://pace.coe.int/en/sessions/livestream

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
501
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024