Shteti shpall ditë zie, kërkohet dënim maksimal për vrasësit e grave
Tema
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Alarm për shtetin po konsiderohen dy vrasjet e fundit të grave nga bashkëshortët e tyre. Institucionet ligjzbatuese po thuhet se kanë dështuar të parandalojnë rastet tragjike, ani pse dorasit kishin të kaluar kriminale. Njohës të legjislacionit në fuqi thonë se duhet të ketë dënim maksimal me burgim të përjetshëm. Mëngjesin e sotëm, Kosova është tronditur nga vrasja e gruas nga Peja nga bashkëshorti i saj. Presidentja e Kosovës ka njoftuar se nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë në kujtim të të gjitha grave e vajzave të grave.

Avokati Ardian Bajraktari deklaron për KosovaPress se vrasja e gruas nga Peja duhet të jetë alarm për institucionet. Bashkëshorti i gruas së vrarë në Pejë, shton ai, që edhe më parë është ballafaquar me ligjin dhe ka marrë dënim qesharak për dhunë në familje.

Se institucionet po dështojnë në parandalimin e vrasjeve të grave e thotë edhe Arrita Rezniqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi. Dënimet për rastet e dhunës në familje, siç shton ajo, janë të ulëta dhe se qëllimi nuk po arrihet.

Anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Albana Bytyqi kërkon ashpërsim të dënimeve për kryerësit e këtyre veprave. Për dy rastet tragjike të vrasjeve të grave ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Ditë më parë është vrarë 21-vjeçarja, Erona Cokli, nga ish-bashkëshorti i saj. Dorasi dyshohet se la të plagosur atë dhe vëllain e saj, 15 vjeçar në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. /Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
139
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024