Punëtorë të AKP-së ankohen në Komision për pabarazi gjinore në vendin e punës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Barazinë Gjinore, përfaqësuesja dhe nënshkruesja e peticionit të 23 punëtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Drita Gjonbalaj ka shprehur ankesat dhe pakënaqësitë lidhur me diskriminimin gjinor për emërimin e grave në pozita të larta menaxheriale.

Ajo tha së punëtorët që kanë nënshkruar peticionin janë të kërcënuar nga menaxhmenti i AKP-së, dhe si të tillë nuk kanë pasur guxim të vijnë në komision për të treguar pakënaqësitë.

Gjonbalaj, njëkohësisht zyrtare e prokurimit në AKP, tha se për vite me radhë gratë në këtë institucion janë diskriminuar në vendin e punës, duke mos marrë pozitat udhëheqëse të merituara.

Sipas saj, në këtë agjenci, pozita të larta drejtuese po marrin vetëm meshkujt.

Ajo kërkoi nga ky komision që ta detyrojë bordin drejtues të AKP-së për respektimin e ligjeve në fuqi për barazi gjinore.

Ndërkaq, anëtarë të këtij komisioni, theksuan se do ta shqyrtojnë ankesën dhe do të vazhdojnë diskutimet me bordin lidhur me këtë çështje.

Para komisionit, Gjonbalaj tha se AKP ka bërë dhe po vazhdon të bëjë diskriminim profesional dhe gjinor të vazhdueshëm ndaj saj dhe sigurisht edhe ndaj personave të tjerë në baza gjinore.

Ajo tha se në konkursin e shpallur për dy zëvendësdrejtor menaxhues, ftohen vetëm personat e gjinisë mashkullore, ndërsa asaj i refuzohet aplikimi, me arsyetimin se nuk ka përvojë në pozita të larta drejtuese.

Gjonbalaj kërkoi nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Barazisë Gjinore ta detyrojë bordin dhe menaxhmentin e AKP-së t'i respektojnë ligjet në fuqi dhe të drejtat e njeriut, duke përfshirë  ligjin për barazi gjinore, me kuotën gjinore minimale prej 50 për qind në pozitat drejtuese dhe vendimmarrës së AKP, rekomandimet e avokatit të popullit e të tjera.

Ndërkaq, lidhur me këtë çështje, nënkryetarja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Arjeta Fejza tha se do të vazhdojnë të merren me këtë peticion dhe do të diskutojnë tutje se cilët janë hapat që do të ndërmarrin në këtë drejtim./Z. Zeneli

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
139
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024