“Mbrojtja e pyjeve", kapen drurë ilegalë në Ferizaj
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot rreth orës 10:30 në Talinovc të Jerlive, tek tregu i kafshëve, policia e stacionit në Ferizaj ka ndërmarrë një aksion kundër shitësve ilegalë të drurëve. Me këtë rast janë ndaluar 10 automjete transportuese me targa vendore që kanë transportuar drurë pa dokumentacion të rregullt. Zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje për transportim ilegal të drurëve dhe kanë konfiskuar sasinë e drurëve.



A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
307
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024