Komisioni për Arsim miraton Projektligjin për testin e Maturës shtetërore
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport është miratuar projektligji për provimin e maturës shtetërore.

Në bazë të këtij projektligji, do të ndryshojë mënyra e mbajtjes dhe kushtet provimi të maturës, do të fuqizohet komisioni shtetëror si dhe do të rregullohen kundërvajtjet dhe shkeljet e mundshme gjatë zhvillimit të këtij testimi.

Propozimin e këtij projektligji e bëri Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, për të cilin tha se ky projektligj do të ndryshojë cilësinë dhe do të rrisë rezultatet e provimit shtetëror.

Projektligjin e prezantuar nga Ministrja Nagavaci, e ka përkrahur edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, njëherësh anëtar i këtij komisioni, i cili tha se duhet të shtohet vigjilencë në përdorimin e teknologjisë nga maturantët, sepse për ata është shumë lehtë  për të kaluar testin pa dije.

Ndërkaq, Arijeta Rexhepi, anëtare e Komisionit për Arsim theksoi se duhet të analizohet përqindja e cila merret për bazë si rezultat i maturantëve për pranim në shkolla profesionale.

Edhe kryetari i Komisionit për Arsim, Ardian Gola, tha se duhet të rivlerësohet shpërndarja e përqindjeve të shkollës, testit dhe ato të testit pranues duhet të shpërndahen në një mënyrë më të saktë.

Sipas tij, këtu është pika kyçe e zgjidhjes së problemit të rezultatit final.

Projektligji për testin e maturës i prezantuar nga Ministrja Nagavci është votuar nga të gjithë deputetët e opozitës dhe pozitës, pa asnjë votë kundër.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,843
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024