Ngjarjet e datës 16 prill
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Nën organizimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mbahet dita e dytë e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 08:15)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë  në iniciativën “Thinking of you”, organizuar nga Alketa Xhafa Mripa. (Hoteli “Emerald”, Prishtinë, ora 09:30)

Mbahet procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës – gjykimi. (Hagë, 09:30 - 16:00)

Në përvjetorin e rënies së luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj e Luan Nimanaj, Komuna e Deçanit, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve organizojnë homazhe te Kompleksi Memorial në Gllogjan (Ora 10:00), marshi “Shtegu i lirisë” nga Gllogjani deri te vendi i rënies në Maznik (Ora 10:15) dhe homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve në Maznik (Ora 12:00)

Komisioni për Arsim shqyrton në parim Projektligjin pёr Provimin e Maturës Shtetërore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban tryezë me temë "Shëndeti Oral, të arriturat dhe sfidat". (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Lëvizja FOL organizon konferencën rajonale “Qasja gjithëpërfshirëse: Perspektivat e shoqërisë civile për avancimin e zbatimit të Planit Ekonomik dhe Investimeve (EIP)”. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 10:00) 

Komisioni për të Drejtat e Njeriut diskuton lidhur me peticionin e punëtorëve të AKP-së - të ftuar përfaqësuesit e 23 punëtorëve nënshkrues. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në panelin me të rinj në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. (Hoteli “Emerald”, Prishtinë, ora 17:45)

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
138
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024