Izraeli merr vendimin për Iranin
Bota
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Përgjigjja e Izraelit ndaj sulmit hakmarrës të fundjavës së Iranit mund të jetë "i afërt", sipas një raporti të botuar të hënën. Një zyrtar anonim izraelit, i cili foli për NBC News pas një takimi të Kabinetit të Luftës të Izraelit që zgjati për disa orë, tha se qeveria izraelite beson se është e rëndësishme t'i përgjigjet shpejt sulmit të paprecedentë të nisur nga Irani. Në mbledhjen e kabinetit është diskutuar për përgjigjet diplomatike dhe ushtarake. “Çdo përgjigje do të koordinohet me amerikanët”, tha zyrtari.

Irani lëshoi një breshëri dronësh dhe raketash në Izrael të shtunën në përgjigje të sulmit të 1 prillit në Konsullatën iraniane në Damask, Siri, në të cilin u vranë të paktën 13 persona, duke përfshirë shtatë këshilltarë ushtarakë. Pothuajse të gjitha raketat e lëshuara nga Irani u kapën dhe Kirby tha se sulmi hakmarrës "ishte një dështim i turpshëm për Udhëheqësin Suprem" dhe për Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani tha se hakmarrja ndaj Izraelit ishte "e nevojshme dhe e përshtatshme" dhe kishte për qëllim objektiva ushtarakë. Izraeli është zotuar se do t'i përgjigjet sulmit. Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian u zotua se çdo sulm i mëtejshëm izraelit do të përballet me një përgjigje "më të fortë" dhe "të gjerë".

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
743
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024