Testimi i skenarëve të sigurisë, KFOR e EULEX mbajnë “Joint Venture 2024”
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Misioni KFOR i udhëhequr nga NATO dhe misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) do të kryejnë një stërvitje të përbashkët më 16 prill 2024. “Joint Venture 2024” pasqyron bashkëpunimin afatgjatë NATO-BE në rajon, e cila do të testojë procedurat e përbashkëta për të trajtuar skenarë të ndryshëm të sigurisë dhe për të siguruar bashkëpunim në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, thuhet në njoftim.

“Stërvitja e përbashkët nënvizon përkushtimin tonë për të garantuar sigurinë për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Nëpërmjet bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe trajnimeve rigoroze ne po forcojmë aftësinë tonë për të vepruar si një forcë kohezive, e gatshme për të adresuar çdo sfidë që mund të lindë”, tha gjeneralmajor Ozkan Ulutash, komandant i KFOR-it.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,845
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024