Vrasja e Erona Coklit, mbahet marsh revolte në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në orët e pasdites sot në Prishtinë u mbajt një marsh në shenjë revolte ndaj vrasjes së Erona Coklit në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.  Protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” me thirrjet për ndalimin e vrasjes së grave dhe keqtrajtimit të tyre, si dhe parullat "Liri dhe siguri për gratë", "Gra revoltohuni", "Ne nuk harrojmë", "Ne nuk heshtim, nuk durojmë." I dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Valon Aliu (36) më 12 prill ka dalë para Gjykatës Themelore të Ferizajt ku iu caktua masa një muaj paraburgim. Përveç fatit tragjik të Erona Coklit, në vendin e ngjarjes kishte mbetur i plagosur edhe vëllai i saj 15-vjeçar, por jashtë rrezikut për jetën. Mjekët kanë bërë me dije se të miturit i është hequr plumbi që kishte në parakrahun e djathtë. /A.Drenica

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,848
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024