Young Cell Scheme Round XIV: Mundësia e bursave, deri në 30 grante të plota për programet e masterit në universitetet e BE-së
Artikull i Sponsorizuar
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Qeveria e Kosovës njoftojnë hapjen e aplikimeve në Young Cell Scheme Round XI  (YCS), program i BE-së për bursa pasuniversitare për qytetarët e Kosovës, i cili aktualisht zbatohet nga Konsorciumi i Universitetit Aristoteli i Selanikut, Greqi, dhe Instituti Kombëtar i Shërbimit Publik, Francë. Aplikimet janë të hapura nga e shtuna 6 prill 2024 deri të martën 30 prill 2024 në orën 17:00 CET.

Aplikantët e suksesshëm do të kenë mundësinë të ndjekin programin Master, një ose dy-vjeçar, në universitete në shtetet anëtare të BE-së. Programi i Bursave funksionon kryesisht në anglisht dhe do të ofrojë deri në 30 grante të plota. Kjo thirrje është e hapur për publikun e gjerë si dhe për nëpunësit civilë të cilët kanë diplomë në integrime evropiane, juridik, administratë publike, burime njerëzore, diplomaci dhe kualifikim të ngjashëm akademik.

Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë dhe gratë inkurajohen fuqimisht të aplikojnë. Formularët e aplikimit, Rregullorja e Procedurës dhe kompleti i plotë i dokumenteve shoqëruese do t'u dërgohen me email të gjithë aplikantëve të interesuar pas regjistrimit në faqen e mëposhtme të internetit:

https://ycskosovo.org deri të martën, 30 prill 2024 në orën 17:00 CET.

Rregullat e procedurës dhe linku për regjistrimin janë në dispozicion online në faqen zyrtare të programit në https://ycskosovo.org.

Për më shumë informacion, mund të shkruani edhe në [email protected]

Young Cell Scheme Rounds XIII-XIV-XV është një program bursash i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe nga Qeveria e Kosovës, dhe i zbatuar nga Konsorciumi i Universitetit Aristoteli i Selanikut, Greqi, dhe Instituti Kombëtar i Shërbimit Publik, Francë.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,242
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024