Nikolla: Populli i Kosovës për shkak të së kaluarës meriton paqe dhe siguri
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka thënë se populli i Kosovës për shkak të së kaluarës meriton paqe dhe siguri.

Në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ajo tha se lufta kundër dhunës seksuale dhe mbrojtja e grave është çështje preokupuese, porse kërkon një qasje më vizionare.

Nikolla potencoi se mbrojtja e grave dhe vajzave, integriteti dhe siguria e tyre janë pjesë e sigurisë së përgjithshme në shoqëri.

Ndër të tjera, kryeparlamentarja, Lindita Nikolla tha se në Shqipëri 70 për qind e qeverisë dhe 30 për qind e deputetëve janë gra, porse sipas saj kjo nuk është e mjaftueshme.

Nikolla theksoi se lufta kundër dhunës seksuale dhe mbrojtja e grave dhe vajzave kërkon më shumë përkushtim, përtej zgjidhjes teknike të çështjes siç pretendohet zakonisht sipas saj./Z.Zeneli/

Lajmi i Plotë në sistemin me parapagim...

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
772
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024