Ditët e dhimbjes, Konjufca nderon viktimat e masakrës në Sllovi të Lipjanit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në përkujtim dhe nderim të të vrarëve dhe masakruarve shqiptarë në masakrën në Sllovi të Lipjanit të kryer nga forcat pushtuese serbe 25 vjet më parë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me kryeministrin Albin Kurti bëri homazhe në Kompleksin Memorial të varrezave në këtë fshat.  Gjatë bashkëbisedimit me familjarë të dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati, Konjufca theksoi se masakrat e kryera gjithandej Kosovës janë akte të qarta të gjenocidit që shteti i Serbisë ushtroi mbi popullin shqiptar të Kosovës, për të cilat Kosova nuk do të pushojë asnjëherë së kërkuari drejtësi. 

Kreu i Kuvendit tha se këto ditë janë ditë të dhimbjes, por edhe të krenarisë, për arsye se gjaku i dëshmorëve dhe martirëve qëndron në themelet e lirisë dhe të shtetit tonë. Më 15 e 16 prill 1999 policë, ushtarë e paramilitarë serbë në kuadër të operacioneve gjenocidale kundër popullatës civile shqiptare në Kosovë, vranë dhe masakruan në Sllovi të Lipjanit 45 civilë të pafajshëm shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
139
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024