ASK e konfirmon se deri më tani janë realizuar rreth 110 mijë intervista për regjistrim të popullsisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Që nga fillimi i regjistrimit të popullsisë, deri më tani Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka konfirmuar se janë realizuar rreth 110 mijë intervista, ku prej tyre 10 mijë janë nga Prishtina.

Kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati ka thënë se gjithçka është duke shkuar sipas planit dhe ka mundësi që të mbaroj para datës të caktuar.

Gjithashtu, ai theksoi se ishin të detyruar të ndërpresin disa kontrata, pasi kanë tejkaluar kompetencat që kanë marrur nga trajnimi.

“Është duke shkuar sipas planit, Nuk kemi sfida madhore. Të gjitha komunitetet janë duke marrë pjesë. Procesi regjistrimit nëse vazhdon me dinamikën e tillë,  pritet të mbaroj para datës së caktuar”, tha Kastrati.

Sipas tij nuk janë paraqitur sfida në regjistrim. Derisa tha se kualiteti i të dhënave është në nivelin e lartë.

Regjistrimi i popullsisë do të zgjatë deri më 17 maj. /A.Shala/

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
377
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024