Delegacioni i lartë i BQK-së merr pjesë në takimet pranverore të FMN dhe BB në Washington D.C
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Një delegacion i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i kryesuar nga Guvernatori. Ahmet Ismaili, po merr pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që po mbahen në Washington D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Delegacioni i BQK-së do të ketë takime me zyrtarë të lartë të FMN-së dhe BB-së, ku do të diskutohet mbi zhvillimet e fundit ekonomike, fiskale dhe financiare dhe pritjet e mëtejshme.

Nw njoftim thuhet se në takimet që do të zhvillohen nga 15 deri më 21 prill, guvernatori Ismaili do të prezantojë prioritetet për sektorin financiar në pajtim me objektivat dhe Planin Strategjik të BQK-së, përditësimin lidhur me zbatimin e programeve dhe asistencave teknike profesionale, përfshirë nevojat e reja për mbështetje profesionale.

“Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, përfaqësuesit e BQK-së do kenë takime bilaterale me drejtuesit e Departamentit Thesarit të SHBA-së, Bankës Federale të New York - FED (Banka Qendrore Amerikane), si dhe me homologët nga bankat qendrore partnere”, thuhet nw njoftim.

Në kuadër të takimeve pranverore të FMN-së dhe BB-së, Guvernatori Ismaili do të takohet me Zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së, z. Bo Li, Drejtorin e Departamentit Evropian të FMN-së, Kammer, Zëvendëspresidenten e BB-së për Evropën dhe Azinë Qendrore, Bassani, Zëvendëspresidentin e BB-së njëherësh Drejtor i Thesarit, Familiar, drejtorët ekzekutiv të Konstituencave të FMN-së dhe BB-së, z. Palotai dhe Z. Demircan.

Gjithashtu, delegacioni i BQK-së do të ketë takime me drejtues dhe zyrtarë të lartë të institucioneve financiare për bashkëpunim në fusha të interesit.

“Paraprakisht në Boston të SHBA-ve, Guvernatori i BQK-së takoi drejtues të Universitetit të Harvardit, duke përfshirë Dekanin e Harvard Kennedy School, Dr. Elmendorft dhe profesorë eminentë që kanë shërbyer në pozita të rëndësishme shtetërore, si krye-ekonomistë, drejtues të Departamentit të Thesarit, anëtarë të Bordit të Rezervës Federale (FED Board), këshilltarë të ekonomisë në Shtëpinë e Bardhë”, thuhet nw komunikatw. Guvernatori Ismaili vizitën me ftesë të Universitetit e përmbylli me një ligjëratë para studentëve dhe publikut në kampusin e Harvardit, me temën "Tejkalimi i sfidave të sistemit financiar: Rasti i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës", thuhet në komunikatë.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
313
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024