Vuçiq e quan “trim” serbin e arrestuar Sreçko Sofronijeviq nga Policia e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas arrestimit të serbit Sreçko Sofronijeviq nga Policia e Kosovës në Bërnjak. Sreçko Sofronijeviq nga Zveçani po kërkohej nga autoritetet kosovare për pjesëmarrje në përplasjet e serbëve kundër aksionit të Policisë së Kosovës në parandalimin e kontrabandës. Ndërsa Sofronijeviq është ndaluar për 48 orë, presidenti Vuçiq tha se dje “autoritetet e Prishtinës kanë arrestuar një burrë jashtëzakonisht trim, i cili më parë ishte plagosur nga terroristët shqiptarë”.

“Terroristët shqiptarë them me qëllim, sepse kur thonë se e kanë bërë policët e tyre, ata policë kanë qenë terroristë se nuk kanë pasur të drejtë të jenë në veri të Kosovës. Aty ka mundur të ekzistojnë vetëm policë rajonalë që do të jenë të kombësisë serbe, e jo njësi speciale që do të dërgojnë disa terroristë”, tha Vuçiq. Ai ka theksuar se Sofronijeviq po “persekutohet” për prishjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. “Dua t'ju informoj se sapo prokuroria jonë dhe Ministria e Punëve të Brendshme të vendosin të kryejnë plotësisht punën e tyre dhe besoj se nga java e ardhshme do të jenë të gjithë ata që shkelin Kushtetutën e Republikës së Serbisë, dhe që ndodhen atje ku ne kemi fuqi efektive, ata do të ndiqen, të arrestohen dhe të procedohen nga autoritetet kompetente të Serbisë”, tha Vuçiq.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
751
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024