Turqia paralajmëron kundër përshkallëzimit rajonal pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit
Bota
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Turqia paralajmëroi të dielën kundër një lufte të mundshme rajonale pas sulmit ajror të Iranit gjatë natës ndaj Izraelit, si hakmarrje për një sulm ajror të 1 prillit në objektin e saj diplomatik në kryeqytetin sirian që vrau disa komandantë ushtarakë. "Ne kemi kujtuar të gjithë homologët tanë për paralajmërimet tona për një kohë të gjatë se lufta e Izraelit në Gaza mbart rrezikun e përhapjes dhe përshkallëzimit," tha Ministria e Jashtme në një deklaratë. "Sulmi i Izraelit ndaj Ambasadës së Iranit në Damask, i cili ishte kundër ligjit ndërkombëtar, ka justifikuar shqetësimet tona. Hakmarrja e Iranit për këtë sulm dhe zhvillimet pasuese kanë treguar edhe një herë se ngjarjet mund të kthehen shpejt në një luftë rajonale", shtoi ministria.

Duke thënë se zyrtarët turq kanë zhvilluar bisedime me homologët e tyre iranianë dhe amerikanë për të bërë thirrje për moderim, ministria tha se Turqia "po përcjell qartë mesazhet tona tek zyrtarët iranianë dhe vendet perëndimore që kanë ndikim në Izrael, duke bërë thirrje për t'i dhënë fund përshkallëzimit". "Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të parandaluar një proces që do të dëmtojë përgjithmonë stabilitetin e rajonit tonë dhe do të shkaktojë konflikte më të mëdha në nivel global," tha ministria, duke shtuar se presidenti Recep Tayyip Erdogan është "i informuar rregullisht" për zhvillimet e fundit. /AA

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
309
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024