Ishulli i molusqeve në Senegal dërgon vizitorët në udhëtim nëpër kohë
Magazina
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Joal Fadiouth është një qytet i vogël në bregun perëndimor të Senegalit dhe 120 kilometra në jug të Dakarit, dhe për shkak të veçantisë dhe bukurisë së tij është një nga destinacionet turistike më interesante në Afrikë. Qyteti përbëhet nga pjesa kontinentale e Joal dhe ishulli i peshkimit Fadiouth, të cilët lidhen me një urë prej druri 400 metra të gjatë. Gati 40 mijë banorë të atij qyteti merren kryesisht me peshkim dhe turizëm, dhe megjithëse të krishterët përbëjnë shumicën prej 90 për qind të popullsisë, qyteti është i njohur për multikulturalizmin dhe solidaritetin multifetar.

Ishulli i molusqeve

Bashkëjetesa e kulturave dhe feve të ndryshme në Joal Fadiouth ilustrohet më së miri nga varreza e vetme në Afrikë ku të krishterët, myslimanët dhe anëtarët e feve të tjera janë varrosur pranë njëri-tjetrit. Ishulli Fadiouth është gjithashtu unik në botë pasi është pothuajse tërësisht i mbuluar me molusqe, kështu që shpesh quhet "ishulli i molusqeve". Molusqet e shijshme janë një specialitet i kuzhinës vendase, dhe lëvozhga e fortë e tyre përdoret nga popullsia vendase si material për ndërtimin e trotuareve, mureve, gurëve të varreve dhe gjithçka tjetër. Ai qytet është gjithashtu vendlindja e presidentit të parë senegalez pas fitimit të pavarësisë në vitin 1960, Leopold Serad Senghor. /AA

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
225
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024