Kurti: Të drejtat e njeriut dhe demokracia duhet të mbrohen me çdo kusht
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë virtualisht në Konferencën e Lidershipit të Oksfordit, e cila po zhvillohet në Dubai. Ai me këtë rast trajtoi sfidat globale si energjia dhe ndryshimet klimatike dhe punën e qeverisë. Kurti tha se qeveria që ai drejton është fokusuar në adresimin e pabarazive socio-ekonomike duke investuar në rritje dhe zhvillim. “Paketa jonë gjithëpërfshirëse e politikave siguron që grupet e cenueshme, duke përfshirë grupet me të ardhura të ulëta dhe grupet e margjinalizuara, të arrijnë përmirësime të rëndësishme në mirëqenien, qasjen në punësim, arsim dhe shëndetësi, energji dhe shërbime të tjera publike. Sipas Bankës Botërore, Kosova ka ofruar pakon më bujare të ndihmës në Ballkanin Perëndimor si përqindje e BPV-së për t'i ndihmuar qytetarët të përballen me inflacionin," tha Kurti.

Ai përmendi rritjen e punësimit, dyfishimin e investimeve të huaja direkte dhe eksporteve, shtesat për fëmijë e mbështetja për nënat lehona, sistemi dual, arsimi i lartë falas, mbështetja dhe bursat për gratë në STEM, rankimet e larta e pozitive të Kosovës në indekset e renditjet të ndryshme ndërkombëtare. "Ngjarjet e tri vjetëve të fundit, brenda dhe jashtë vendit, na kujtojnë se barazia, të drejtat e njeriut dhe demokracia nuk mund të merren si të mirëqena. Ata duhet të ushqehen, të mbrohen dhe të avancohen me çdo kusht, dhe ne jemi krenarë që jemi të pozicionuar në mënyrë unike për të vlerësuar e promovuar këto vlera," tha ai.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
302
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024