Një muaj paraburgim ndaj Valon Aliut për vrasjen e Erona Coklit në Ferizaj
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt - Departamenti i Krimeve të Rënda, për caktimin e masës një muaj paraburgim ndaj të pandehurit Valon Aliu, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Pas seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se më datë 12 prill 2024, rreth orës 14:40, i pandehuri brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në rrugën ”Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën Erona Coki, me të cilën ka bashkëjetuar, ndërsa ka plagosur vëllain e të viktimës D.C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu ka vlerësuar se i pandehuri në kundërshtim me ligjin për armët, pa autorizim ka mbajtur në pronësi pistoletën e tipit Zoraki M 2906-T, kalibri 9mm, me karikator të zbrazur, e cila dje i është konfiskuar nga policia. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
306
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024