Marchisio parashikon fituesin mes Juventusit e Torinos
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Legjenda e Juventusit, Claudio Marchisio parashikon se Dusan Vlahovic do të shënojë golin e fitores së ndeshjes për “Zonjën e Vjetër” në “Derby della Mole” të sotëm kundër Torinos.

Ish-mesfushori i Juventusit foli në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” përpara ndeshjes së sotme të gjigantit italian kundër Torinos në “Stadio Grande Torino”, raporton KosovaPress.

Marchisio fitoi të gjitha derbit që luajti kundër Torinos (11 nga 11) duke shënuar tre gola kundër rivalit të qytetit të Juventusit. Cili është kujtimi i tij i preferuar nga derbi?

“Jo një moment specifik, por gëzimi kur po festoja. Unë shënova disa gola, por emocioni ishte gjithmonë i njëjtë”, tha Marchisio.

Kush do të jetë lojtari vendimtar në derbin e sotëm?

“Do të them Vlahovic për shkak të ndeshjes me Fiorentinën. Ai luajti një ndeshje të shkëlqyer, por nuk ishte në gjendje të shënonte, kështu që ai do të dojë hakmarrje. Juventusi vuajti kundër Fiorentinës, por këto ndeshje duhen gjithashtu për t'i dhënë fund krizës. Historia e derbit është plot me ndeshje të tilla. Mund të jetë një lojë kyçe për të larguar fantazmat e periudhës së fundit”, tha Marchisio.

Marchisio, një produkt i akademisë së Juventusit, shënoi 37 gola në 389 paraqitje me ekipin e parë të “Zonjës së Vjetër”, duke fituar shtatë tituj të Serie A, katër Kupa të Italisë dhe tre Superkupa të Italisë.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
677
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024