Dodaj e Zijade përfundojnë garën në Evropianin e xhudos për kadet
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Xhudistet tona të reja, Enise Zijade dhe Sidorela Dodaj kanë përfaqësuar sot Kosovën në Kupën Evropiane për Kadet (U18).

Në garën që po mbahet në Berlin të Gjermanisë, Zijade dhe Dodaj kanë përfunduar garën pasi që të dy xhudistet janë mposhtur, raporton KosovaPress.

Të dy xhudistet tona garuan në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Enise Zijade e nisi garën me fitore, duke e mposhtur në raundin e parë Lilian Buecker, kurse në të dytin u mposht nga xhudistja nga Australia, Callie Bannister.

Edhe Sidorela Dodaj e nisi raundin e parë me fitore, duke e mposhtur polaken Roza Nowosad, ndërsa në raundin e dytë pësoi humbje nga francezja, Clarisse Carillon.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024