LVV pret rezultat pozitiv nga votimi në Asamblenë Parlamentare të KiE-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në prag të votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, në Lëvizjen Vetëvendosje presin rezultat pozitiv. Sipas partisë në pushtet, vendi ka plotësuar të gjitha kriteret dhe më 16 prill, do të marrë dritën e gjelbër në asamble, për t’i hap rrugë vendimin final të Komitetit të Ministrave në muajin maj. Në partinë e kryeministrit Albin Kurti i bëjnë thirrje edhe Bashkimit Evropian që të reagojë ndaj Serbisë për fushatë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Deputetja e LVV-së, njëherësh kryetare e Komisionin parlamentar për punë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë për KosovaPress, se Kosova s’duhet të mbetet peng i proceseve politike, andaj edhe Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme, duhet të votojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Sipas saj, Komiteti i Ministrave nuk duhet të dal në kundërshtim me vendimin e Asamblesë Parlamentare.

Ajo thekson se çfarëdo lloj tentative për të pronloguar procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE dhe vendosjen e ndonjë kushti shtesë do të ishte e padrejtë.

Megjithatë, kryetarja e Komisionit parlamentar për punë të jashtme, nënvizon se diplomacia kosovare po punon aktivisht me shtetet anëtare të KiE-së për t’i siguruar votat e nevojshme për anëtarësim në këtë organizatë.

Krahas kësaj, ajo kërkon nga vendet e QUNIT-it që në vend që t’i kërkojnë Kosovës themelimin e Asociacionit si kusht për anëtarësim në Këshill të Evropës të reagojnë ndaj Serbisë për lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Më 27 mars të këtij viti, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës në maj të vitit 2022./E.Zeqiri/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,265
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024