Krimi në Ferizaj, mjekët tregojnë si i hoqën plumbin të plagosurit 15-vjeçar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

15-vjeçari, i cili u plagos brenda objektit të Qendrës për Punë Sociale, po trajtohet në Repartin e Ortopedisë. Kështu ka njoftuar shefi i Emergjencës ne Ferizaj, Sefedin Fazliu, i cili ka dhënë detaje për gjendjen e pacientit. Ai bëri të ditur se të njëjtit i është hequr plumbi në krahun e djathtë. Specialisti i emergjencës tha se pranimi i të miturit është bërë rreth orës 15:00.

"Pacienti ka qenë i lënduar në parakrahun e djathtë dhe pas radiografisë, e cila është bërë, është konstatuar se një plumb qëndron në parakrahun e djathtë dhe nga ana e ortopedit është larguar plumbi," tha ai. Për KosovaPress ai tregoi se shërbimi i emergjencës ka konstatuar vdekjen e Erona Cokli, 21-vjeçare. "Shërbimi i emergjencës ka konstatuar që pacientja është e vdekur dhe kanë njoftuar policinë dhe mjekësinë ligjore për ta tërhequr nga vendi i ngjarjes", tha ai.

Trupi i 21-vjeçares së vrarë nga Ferizaj në Qendrën për Punë Sociale, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ajo dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj. Dorasi i njëjtë dyshohet se ka plagosur edhe 15-vjeçarin. /Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
4
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024