Kurti: NATO ka rol të rëndësishëm në mbështetjen e FSK-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e transferimit të autoritetit të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, NALT, ku u bë kalimi i detyrës nga gjenerali Ralf Hammerstein te gjenerali Christian Nawrat. Kurti tha se demokracia e re dhe në rritje ndërtohet nga kontributet e shumë njerëzve, andaj është gjithmonë kënaqësi të veçojmë ata që kanë kontribuar për këtë dhe një shembull i tillë është vepra instrumentale e gjeneralit Hammerstein. Duke veçuar kontributin dhe punët frytdhënëse të zhvilluara nga ai, kryeministri Kurti tha se gjenerali Hammerstein ka vepruar në një kontekst kyç, e ku dhe puna e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Kryeministri Kurti vlerësoi edhe rolin thelbësor të NATO-s dhe mbështetjen e saj ndaj Kosovës. “Gjatë 12 muajve të fundit, integriteti ynë territorial dhe paqja e përgjithshme, janë sfiduar nga forcat destabilizuese, të cilat kanë kryer veprime terroriste dhe kriminale. Vizioni, disiplina, profesionalizmi dhe integriteti, durimi, komunikimi dhe bashkëpunimi ynë, na bënë fitimtarë për sigurinë që nuk lë askënd pas dhe sundimin e ligjit që nuk privilegjon askënd”, tha ai.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
674
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024