Ndalohet 48 orë i dyshuari për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj
Siguri
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Personi i dyshuar për vrasjen e Erona Cokli (21), Valon Aliu është dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit. Ndërkohë pritet të tërhiqet trupi i pajetë i viktimës nga Qendra për Punë Sociale, ku edhe ka ndodhur rasti. Valon Aliu dyshohet se sot rreth orës 14:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ka vrarë Erona Coklin, si dhe ka plagosur një person tjetër- i mitur. 

Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.  Brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale vrasje. Mjekësia ligjore dhe Policia e Kosovës janë në vendin e ngjarje dhe së shpejti të tërhiqet trupi i pajetë i viktimës nga Qendra për Punë Sociale, ku edhe ka ndodhur rasti.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
675
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024