Ky është trajneri më i mirë i muajit në Premier Ligë
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Andoni Iraola është emëruar si trajneri më i mirë i muajit mars në Premier Ligë.

Iraola fiton çmimin për herë të parë pasi udhëhoqi Bournemouthin gjatë gjithë muajit të pamposhtur, duke fituar tre ndeshje dhe duke barazuar tjetrën, raporton KosovaPress.

Skuadra e spanjollit fitoi 2:0 në Burnley dhe fitoi në shtëpi ndaj Luton dhe Everton. Fitorja 4:3 kundër Lutonit ishte spektakolare, pasi ishte hera e parë në 21 vjet që një skuadër e Premier Ligës ishte duke humbur 3:0 dhe arrin ta kthej rezultatin për të fituar.

Iraola është vetëm trajneri i dytë i Bournemouthit që fiton çmimin, pas Eddie Howe, i cili e fitoi atë tre herë me “Cherrys” në vitin 2017 dhe 2018 përpara se t'i bashkohej klubit aktual Newcastle United.

Në përgjithësi, Iraola është vetëm fituesi i pestë i Bournemouth i një çmimi mujor të Premier Ligës, duke u bashkuar me Howe, Dominic Solanke, Jermain Defoe dhe Charlie Daniels. Solanke fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të muajit në dhjetor të vitit 2023, ndërsa Defoe dhe Daniels fituan golin më të mirë të muajit në dhjetor dhe gusht të vitit 2017 respektivisht.

Iraola kryesoi listën e ngushtë me katër trajnerë që përfshinte gjithashtu Mikel Arteta të Arsenalit, Jurgen Klopp të Liverpool dhe Ange Postecoglou të Tottenham Hotspur.

Ai fiton çmimin e marsit pasi votat e publikut u kombinuan me ato të një paneli ekspertësh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025