NALT bëhet me drejtor të ri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjeneral brigade Christian Nawrat ka marrë përsipër detyrën e drejtorit të Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s nga gjeneral brigade Ralf Hammerstein, i cili ka udhëhequr Ekipin Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) qe nga muaji mars 2023. Hammerstein tha se gjatë kësaj periudhe kanë pasur një bashkëpunim të ngushtë me  organet e sigurisë në Kosovë. “Falë këtij ambienti të besimit dhe respektit të ndërsjellë, ne kemi arritur shumë vitin e kaluar, posaçërisht në mbështetjen e kontrollit më të madh civil dhe mbikëqyrjes demokratike të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Organizatat e sigurisë në Kosovë kanë demonstruar profesionalizëm dhe përkushtim të madh, i cili ka kontribuar pozitivisht në planifikimin emergjent të Kosovës. Ekipi Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës i NATO-s do të vazhdojë t’i mbështesë ato, në përputhje me udhëzimet e Këshillit Veri-Atlantik të NATO-s,” ka thënë ai.

Drejtori i ri i Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Christian Nawrat lavdëroi të arriturat e pararendësit të tij duke shpresuar që të vazhdojë në këtë drejtim. “Jam i privilegjuar t’i mbështes objektivat e NATO-s në Kosovë duke e udhëhequr Ekipin Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s. Organizatat e sigurisë në Kosovë më kanë ofruar mikpritje të ngrohtë dhe unë e mirëpres angazhimin e ngushtë me këto institucione”, theksoi ai. Gjenerali Nawrat ka karrierë të shquar në Forcat e Armatosura Gjermane, duke shërbyer në pozita të larta në Ministrinë Federale të Mbrojtjes në Gjermani, Ushtrinë Gjermane, dhe Shtabin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SHAPE). Qe nga muaji gusht 2016, Ekipi Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës i NATO-s ka ofruar mbështetje për zhvillimin e mëtutjeshëm të organizatave të sigurisë në Kosovë, duke përfshirë edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
675
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024