Maqedonci: Ushtria serbe rreth kufirit me Kosovën përbën kërcënim
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim shefen e operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe, të cilën e ka informuar mbi zhvillimet aktuale në ministrinë që ai drejton dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen. Maqedonci duke folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë, ka thënë se vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënimin të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit, gjë e cila duhet të trajtohet me seriozitet lëvizjet e tilla të Serbisë edhe nga ana e NATO-s. “Nënvizova që vazhdojmë me përkushtim të koordinohemi e të bashkëpunojmë gushtë si ministri me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ndërsa ritheksova se objektivi ynë është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që FSK të ofrojë kontribut aktiv në misionet për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, e për këtë po angazhohemi çdo ditë,” ka shkruar Maqedonci në Facebook.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
677
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024