Arrestohet një person në Kaçanik, dërgohet të vuajë dënimin 18 muaj burg
Siguri
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot rreth orës 12:00 policët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH),  në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar K.B. (36). Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të  Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale lëndim i lehtë trupor, detyrim në tentativë dhe kanosje me dënim burgimi prej 18 muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia rajonale e Ferizajt fton qytetarët që sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë stacionin e policisë më të afërt apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.


A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
192
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024