Arrestohet i kërkuari nga Vushtrria për rastin “Fajdeja”
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për veprën penale në rastin “Fajdeja”. Në njoftim thuhet se të enjten rreth orës 01:30, pas një pune operative dhe hetimore nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar është arrestuar i dyshuari A.G. si i dyshuar në rastin penal “Fajdeja”. 

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë me datën 18.10.2022, ka iniciuar rast për veprën penale ‘Fajde’ dhe me datën 20.10.2022 në Prokurorinë Themelore në Ferizaj ka dorëzuar kallëzim penal, kundër disa të dyshuarve, ndërsa gjatë hetimeve nën autorizimin e prokurorit të rastit me datën 04.05.2023, ka dorëzuar po ashtu edhe një raport plotësues të kallëzim penal në Prokurorin Themelore në Ferizaj, kundër disa të dyshuarve e në mesin e tyre edhe për të dyshuarin A.G”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se më datën 17 maj 2023, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, është kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.G. në Komunën e Vushtrrisë, ku gjatë kontrollit i dyshuari nuk është hasur në shtëpi dhe të njëjtit i është lënë ftesë që të paraqitet në polici në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa po më të njëjtën datë 17.05.2023, i njëjti është vendosur në kërkim policor në sistemin e policisë dhe  është arrestuar  dje më datë 11.04.2024.

“Gjatë hetimeve të kryera deri me tani në këtë rast si të dyshuar janë tridhjetë e gjashtë (36) persona të përfshirë në rastin “Fajdeja” dhe nga ta, deri më tani si të dyshuar, janë të arrestuar njëzet e tetë  (28) persona.   Poashtu ende ka persona ne kërkim policor dhe me urdhër arrest te lëshuar. Gjatë hetimeve të rastit me autorizim të prokurorit të rastit dhe urdhëresë të gjykatës janë zhvilluar masa intensive të avancuara hetimore,  ndërsa rasti është ende në hetim nga ana Prokurorisë Themelore në Ferizaj”, bën të ditur policia.  Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në hetimin dhe zbulimin e të gjitha veprave penale në vend,  me theks të veçantë ato në kuadër krimeve të rënda dhe korrupsionit.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
769
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024