Nis 'Java ndërkombëtare e kadetëve' në Kazermën “Adem Jashari”
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Duke filluar nga sot (e premte), në Kazermën “Adem Jashari” ka nisë të mbahet “Java Ndërkombëtare e Kadetëve’, ku pjesëmarrës janë edhe kadetë nga Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Kanada. Qëllimi i kësaj jave është që të njoftoj kadetët e shteteve të ndryshme të cilët janë në pjesëmarrje me sistemin e edukimit ushtarak që Forcat e Sigurisë të Kosovës (FSK) tash dhe disa vite e ka ngritur.

Majorja, Mimoza Budeci, komandante e Qendrës për Studime Universitare në Akademinë e Mbrojtjes ka thënë se një mundësi si kjo për të ftuar shtete të ndryshme dhe të marrin  eksperiencë dhe njohuri nga FSK-ja është një arritje e cila vlerësohet shumë dhe duhet të merret shembull edhe nga shtetet e tjera.

Kadeti nga Forcat Hapësinore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aaron Whitlock, ka treguar se ai është këtu për të zgjeruar aftësitë e tij dhe të mësojnë nga njëri tjetri.

Ndërsa, kadeti i vitit të katërt, Atdhe Ahmeti ka shtuar se kjo është një mundësi e mirë, siç tha ai për të njohur dhe ditur se çfarë bëjnë kadetët tjerë në akademitë e tyre.

Po ashtu, kadetja nga Turqia, Habibe është shprehur se po ndihet sikur në shtëpinë e saj, sepse janë gjërat e ngjashme sikur në shkollën e Forcave Ushtarake të Turqisë.

Përveç ligjëratave që do të mbajnë në klasë, ku do të marrin njohuri për sistemin e edukimit ushtarak, do të marrin pjesë në aktivitete të përbashkëta si aktivitete të repetimit në Pomozotin dhe hiking dhe do të njoftohen me kulturën tonë. /A . Shala/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
200
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024