​Skuadra angleze ofron 20 milionë euro për Brojën
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Armando Broja mund të ndryshojë sërish skuadër pas aventurës jo të suksesshëm që po e kalon te Fulhami. Më shumë se dy muaj nga transferimi në Craven Cottage, Broja nuk ka startuar ende për klubin e tij ku është i huazuar dhe për shkak të kësaj Fulham do të duhet të paguajë tarifën e plotë të huasë prej 4 milionë funtesh.

Paraqitjet e mira të Rodrigo Muniz kanë ndikuar ndjeshëm në minutat e Brojës me një paraqitje prej pesë minutash kundër Neëcastle fundjavën e kalua, përcjellë KosovaPress.

Pavarësisht numrit të vogël të paraqitjeve të Brojës në vitin 2024, Crystal Palace janë të interesuar për nënshkrimin e reprezentuesdit shqiptar, sipas gazetarit Simon Phillips. “Shqiponjat” janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro për të nënshkruar me 22-vjeçarin, megjithatë kjo mund të mos mjaftojë për Chelsean pasi ata kërkojnë të marrin deri në 50 milionë euro.

Sidoqoftë, çdo ofertë që mund të vijë për Brojën mund të jetë një nxitje e rëndësishme për Chelsean pasi ai kaloi mbi një dekadë në akademinë e klubit. Prandaj, shitja e tij mund të sjellë përfitim të pastër që do të ndikonte në stabilizimin e gjendjes së brishtë financiare të klubit.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
139
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024