Ylli e eliminon Bashkimin nga “Play-offi”, kalon në gjysmëfinale
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

KB Golden Eagle Ylli ka siguruar sonte gjysmëfinalen e “Play-offit” të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ylli e mposhti edhe në ndeshjen e dytë KB Bashkimin, kësaj radhe me rezultat 75:86 (14:20, 23:17, 22:28, 16:21), raporton KosovaPress.

Tani, në gjysmëfinale skuadra nga Theranda do të përballet me kampionen e Kosovës, KB Pejën.

Më të mirët e Bashkimit ishin Erik Copes me 20 pikë e 11 kërcime dhe Lejson Zeqiri me 14 pikë e tetë kërcime.

Ndërkaq, më të dalluarit te Golden Eagle Ylli ishin Alonzo Verge Jr me 31 pikë, katër kërcime e tetë asistime dhe Nate Grimes me 21 pikë e 13 kërcime.

Rezultati final, 75:86 në favor të Yllit.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
198
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024