Atalanta po planifikon një ndryshim në formacion para ndeshjes me Liverpoolin
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Atalanta thuhet se po bën një ndryshim të rëndësishëm në sulm për udhëtimin sonte në çerekfinale të Ligës së Evropës ndaj Liverpoolit.

Atalanta e bëri udhëtimin për në Merseyside me një skuadër të plotë përveç mbrojtësit të lënduar Giorgio Scalvini, i cili është jashtë për rreth një muaj me një tendosje të rëndë të kofshës, raporton KosovaPress.

Charles De Ketelaere zakonisht do të ishte titullar, por ende nuk është plotësisht në formë pas një problemi muskulor që e pësoi me Belgjikën.

Supozohej se beteja për një vend titullari ishte mes Aleksei Miranchuk dhe Ademola Lookman, me të parin më krijues dhe të dytin duke përdorur ritmin e tij në kundërsulm për të trazuar mbrojtjen e Liverpoolit.

Në vend të kësaj, “Sky Sport Italia” sugjeron që Mario Pasalic do të startojë me Teun Koopmeiners pas qendërsulmuesit Gianluca Scamacca.

Pasalic është më shumë një mesfushor sesa një sulmues, kështu që prania e tij mund të ofrojë më shumë shkathtësi taktike për t'u rikthyer dhe për të mbushur hapësirat, por në të njëjtën kohë edhe për të shtyrë përpara aty ku ka një sy për gol.

Ish-mesfushori i Chelseat dhe Milanit është veçanërisht i rrezikshëm në ajër dhe në ndërprerje.  

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
800
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024