“Gjysma e Serie A është e përfshirë”, akuza të rënda për baste në Itali
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Gazetari i thashethemeve, Fabrizio Corona pretendoi se skandali i basteve në Serie A "nuk ka përfunduar" dhe se "gjysma e Serisë A është e përfshirë" duke përfshirë më shumë lojtarë nga Juventusi.

Duka filluar nga vera e vitit të kaluar, Corona, i cili ka një të kaluar kriminale për aktet që përfshinin shantazh, filloi të akuzonte lojtarë të ndryshëm të Serie A për vendosjen e basteve në ndeshje futbolli, duke përfshirë tashmë të pezulluarin Nicolo Fagioli të Juventusit dhe Sandro Tonalin e Newcastle, raporton KosovaPress.

Ndërsa Corona bëri pretendime të sakta për Fagiolin dhe Tonalin, ai gjithashtu akuzoi edhe figura të tjera të njohura që janë përfshirë në skandalin e basteve duke përfshirë Nicolo Zaniolon, Nicola Zalewskin, Nicolo Casane dhe Alessandro Florenzi, të cilët nuk kanë marrë ndonjë dënim.

Corona ishte në Gjykatën e Milanit këtë mëngjes për një seancë nëse ai duhet të vendoset në mbikëqyrje për 18 muaj, ku ai foli për gazetarët e mbledhur për skandalin e basteve që e ka përfshirë Serie A.

“Skandali i basteve në futboll nuk ka përfunduar, por ligji italian është kështu, gjykimi është pezulluar, dhe ne do të dëgjojmë sërish për të pas disa viteve. Nuk janë zbuluar të gjithë emrat, gjysma e Serie A është përfshirë, por kështu shkon kur Juventusi është në mes të kësaj”, tha Corona.

Momentalisht, të vetmet akuza të bëra nga Corona që kanë qenë të vërteta janë për Fagiolin dhe Tonalin, të cilët kanë marrë suspendime si pjesë e skandalit të basteve.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,163
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024