Benitez e pranon, Atalanta mund ta lëndojë Liverpoolin në Ligën e Evropës
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Rafa Benitez ka folur për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Evropës mes Liverpoolit dhe Atalantas, ku tha se skuadra italiane e ka eksperiencën për të luajtur nën presion.

Atalanta veçse ka treguar kualitetin në “Anfield Road” në të kaluarën, duke e mposhtur Liverpoolin 2:0 në takimin në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve në sezonin 2020/21, raporton KosovaPress.

“Mendoj se do të jetë një ndeshjen me shumë intensitet. Kam parë disa ndeshje dhe Atalanta hyn në probleme kur ekipi tjetër bën presion me intensitet të lartë. Mendoj se do të jetë kështu. Sidoqoftë, Liverpooli mund të lë disa hapësira”, tha Benitez për “Sky Sports”.

Më tej, Benitez foli edhe për gjasat e Atalantas për të kaluar në gjysmëfinale.

“Është e vështirë shumë, por ata mund ta bëjnë. Atalanta luan shumë mirë, ata kanë shansin që t’i lëndojnë me kundërsulme, edhe nëse Liverpooli është i fortë. Duhet ta shohim se kush luan, por ata e kanë motivin për të fituar ndeshjen dhe për të shkuar deri në fund të Ligës së Evropës”, tha Benitez.

Për fund, Benitez tregoi se kë do ta përkrah sonte mes Liverpoolit dhe Atalantas.

“Më duhet ta përkrah Liverpoolin. Sidoqoftë, më pëlqen Atalanta, janë një skuadër që ka bërë mirë për shumë vite. Nuk janë një skuadër që vijnë dhe humbin, por e dinë se çka kërkojnë. Rikthimi në Itali? Kush e di...”, tha Benitez.

Liverpooli e pret sonte në “Anfield Road” skuadrën e Atalantas, me ndeshjen që pritet të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
207
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024