Ngacmimet seksuale në UP, studentet bllokojnë Rektoratin
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Lëvizja Feministe Studentore së bashku me studentët aktivistë kanë protestuar sot përpara Rektoratit duke kërkuar shkarkimin e profesorit universitar Xhevat Krasniqi, i denoncuar nga 27 studente për ngacmim seksual. Derisa Këshilli i Etikës ka mbajtur mbledhje gjatë ditës për shqyrtimin e ngacmimit të studenteve të Fakultetit të Mjekësisë nga profesori Krasniqi, studentët në krye me Lëvizjen Feministe e kanë bllokuar derën e Rektoratit deri në marrjen e vendimit për përjashtim.

Anëtarja e Lëvizjes Feministe Studentore, Anita Mjeku ka deklaruar se përveç protestave të vazhdueshme për pesë ditë me radhë dhe bllokimit të derës së Rektoratit sot, grupi studentor ka bërë thirrje për bojkot të ligjëratave në  Universitetin e Prishtinës.

Profesori Hajrullah Koliqi, anëtar i Këshillit Drejtues, tha se profesori i denoncuar për ngacmim seksual duhet të suspendohet përkohësisht deri në marrjen e ndonjë vendimi tjetër.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Etikës, studentët kanë bllokuar derën e Rektoratit. Menjëherë pas këtij veprimi ka ndërhyrë Policia e Kosovës duke shpërndarë me forcë aktivistët e Lëvizjes Feministe Studentore, si dhe duke arrestuar aktivistin nga ORCA, Rron Gjinovcin. /A.Drenica

Lajmi i plotë në sistemin në parapagim.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,848
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024