6 të lënduar në një aksident në Klinë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si rezultati një aksidenti sot pasdite në Klinavc të Klinës. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë për KosovaPress se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 14:50, policia është informuar se në fshatin Klinavc-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor,”, ka thënë Rugova. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor DRP Pejë.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
37
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024