Polonia dhe Franca mbajnë konsultime për mbështetjen e Ukrainës
Bota
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Varshava dhe Parisi zhvilluan konsultime në nivel të ministrive të jashtme, veçanërisht për mbështetjen e integrimit evropian dhe euroatlantik të Ukrainës dhe luftën e Kievit kundër agresorit rus. Kështu ka raportuar Ministria e Jashtme polake në rrjetin social X, transmeton Ukrinform. “Zëvendësministri Robert Kupiecki zhvilloi konsultime me drejtorin politik të Ministrisë së Jashtme Frederic Mondoloni. Bisedimet në lidhje me mbështetjen për integrimin evropian dhe euroatlantik të Ukrainës dhe luftën e saj kundër agresionit rus, çështjet e fqinjësisë së BE-së, duke përfshirë situatën në Lindjen e Mesme dhe përgatitjet për Samitin e NATO-s. Siç raportohet, një takim i krerëve të parlamenteve të Ukrainës, Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë do të zhvillohet në Poloni më 10-11 qershor.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
309
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024