Kapet gjermani që po përgatiste sulm terrorist duke bërtitur nga dritarja
Bota
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Gjermanisë ka arrestuar një person në qytetin Halle, i dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist me sfond ekstrem të djathtë. “Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit kemi gjetur materiale që tregojnë se i arrestuari ka përbuzje ndaj njerëzve që nuk përputhen me botëkuptimet e tij”, tha avokati shtetëror Dennis Cernota për shërbimin publik MDR.

Prokuroria e Shtetit bëri të ditur se 36-vjeçari u ndalua gjatë fundjavës pasi bërtiti parulla raciste dhe kërcënoi me armë nga dritarja e banesës së tij. Me atë rast është gjetur një mjet shpërthyes që ishte “gati për përdorim”. “Ne nisemi nga fakti se i dyshuari kishte për qëllim të vriste dhe plagoste persona të tjerë me këtë pajisje”, tha zyra e prokurorit. Aktualisht policia po heton nëse i dyshuari ka vepruar i vetëm apo si pjesë e një grupi ekstremist të djathtë. Lagjja e Halle ku jetonte i dyshuari njihet për tensionet mes vendasve dhe emigrantëve nga Afrika.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
37
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024