Rrëfimi i nënës që mbeti pa u përshëndetur me djalin e saj dëshmor
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Këtyre ditëve po shënohet 25-vjetori i betejës së lavdishme të Koshares dhe momente të atyre ditëve të mëdha po kujtohen edhe sot.

Beteja e Koshares u zhvillua në kuadër të Operacionit "Shigjeta", ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-regjimit të kasapit të Ballkanit Sllobodan Milosheviq. Në këtë betejë ranë për të mos vdekur kurrë 114 dëshmorë të kombit. Në mesin e atyre që kujtojnë këtë ditë të madhe është edhe nënë Nazlie Loku. Ajo për çdo 9 prill merr rrugën për në Koshare për t'u çmallur me djalin e saj dëshmor. Ajo qëndron pranë varrit të Abush Lokut, i cili së bashku me shokët e tij, 25 vjet më parë, u nis në mbrojtje të atdheut. Nëna Nazlie kujton momentet e fundit me djalin e saj. Ajo tregon se e gjithë familja kanë qenë refugjatë, ndërsa në Abush Loku si shumë të tjerë mori vendimin e madh që t’i del në mbrojtje atdheut.

Nazlija e mbushur me dhimbje tregon se djali saj vdiq në lulen e rinisë - moshën 21-vjeçare. Jeta për nënë Nazlie vazhdon edhe me pesë fëmijët e tjera, dy djem e tre vajza por se çdo ditë të mëngjesit ajo pret te xhami i shtëpisë se mos po kthehet Abushi. "Kur çohem mëngjes, po më duket se vjen te xhami. Edhe atë ditë kur e ka datëlindjen, unë sëmurem se nuk kam çka të bëj," tha Loku. Nëna e dëshmorit Nazlija tregon momente dhimbjeje para ndarjes me Abushin dhe dhuratën që ky i fundit ia la për kujtim sikur ta dinte se po merrte një rrugë pa kthim. "Të gjithëve u ka treguar, edhe vëllait të madh i ka thënë se do të del e nuk do të kthehem, ndërsa mua jo. Mua më ka shkuar rrotull po nuk më ka hyrë në mendje se çka. E ka pas një zinxhir që ia kam dhënë dhe më tha qe "oj nënë, merre se nuk po dua ta mbaj, sepse te halla do të shkoj," tha Loku. Beteja e Koshares u zhvillua nga 9 prill deri më 10 qershor 1999 si pjesë e Operacionit "Shigjeta." 25- vjetori i kësaj beteje të suksesshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) u shënua me disa aktivitete, ku morën pjesë edhe krerët e shtetit, si dhe u vendosën  kurora lulesh në Kompleksin Memorial në Koshare të Gjakovës./A.Drenica

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
788
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024