Feka: Komuna e Mitrovicës përballet me sfida të mëdha të zhvillimit ekonomik
Intervista
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Mitrovicë, Elvis Feka, ka thënë se organet komunale janë hallka e parë e bashkëpunimit me qytetarët, andaj sipas siç thotë ai politikbërja që vie nga lart-poshtë, po ju shkakton probleme.

Ai gjatë një interviste për KosovaPress, bëri të ditur se bashkëpunimi me institucionet qendrore nuk është në nivelin e kënaqshëm, përkundër iniciativave të komunës së Mitrovicës për të punuar projekte të përbashkëta.

Sipas tij, komuna e Mitrovicës po përballet me sfida të mëdha të zhvillimit ekonomik si pasojë e problemeve të përgjithshme ekonomike në Evropë dhe botë, e sidomos pas mungesës së zhvillimit të industrisë në këtë qytet.

Duke folur për punët e Drejtorisë të cilën e udhëheqë në përmirësimin e ekonomisë së Mitrovicës, Feka ka përmendur krijimin e infrastrukturës, strategjinë për zhvillim ekonomik lokal, strategjinë për turizëm, si dhe angazhimin e madh në fuqizimin e zonave ekonomike.

Ai potencoi mbështetjen për fuqizimin e ekonomisë sidomos në zonat rurale, duke subvencionuar banorët e këtyre zonave, pastaj organizatat joqeveritare, si dhe projektet e ndryshme për turizëm.

Drejtori Feka premtoi se nuk do të ndalet, duke punuar kështu vitet në vijim edhe në fuqizimin e zonave ekonomike dhe ndërmarrjeve publike, qoftë me përkrahje apo projekte për bashkëpunim me donatorë për investim.

Ai theksoi se prej ardhjes së Partisë Demokratike të Kosovës në qeverisje, është arritur që deri tani të realizohen 70 përqind e premtimeve në fushën e ekonomisë.

“Pjesa e bashkëpunimit me qendrën nuk është në nivelin e kënaqshëm, përkundër iniciativave tona për të punuar projekte të përbashkëta… Këtë vit kemi arritur t’i dërgojmë një numër të madh të projekteve në nivelin qendror... Ne synojmë që të kemi një bashkëpunim më të ngushtë me nivelin qendror për shkak se si qeverisje jemi hallka e parë e bashkëpunimit me qytetarë dhe shpeshherë politikbërja po vie nga lart-poshtë, gjë që po na shkakton probleme… Si komunë e Mitrovicës po përballemi me sfida të mëdha të zhvillimit ekonomik… për shkak të problemeve ekonomike përgjithësisht në Evropë dhe botë… I kemi sfidat tona sidomos pas kalimit të komunës nga një qytet industrial në një qytet ku …industria veç është stopuar, si dhe jemi përballur me tranzicionin e kalimit në pjesën e bizneseve dhe veprimtarive tjera të ekonomisë, me qëllim të fuqizimit të ekonomisë… Si komunë e Mitrovicës kemi punuar shumë në krijimin e infrastrukturës, kemi bërë strategjinë për zhvillim ekonomik lokal, kemi bërë strategjinë për turizëm dhe jemi angazhuar shumë në fuqizimin e zonave ekonomike të cilat i kemi veç të themeluara”, pohoi ai.

Ndërkaq, duke folur për fushën e turizmit, ai theksoi se sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2023 ka pasur rritje të turizmit pritës ditor për 70 për qind. Ai theksoi se prej ardhjes së Partisë Demokratike të Kosovës në qeverisje, është arritur që deri tani të realizohen 70 për qind e premtimeve në fushën e ekonomisë.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,266
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024