Qytetarët së shpejti do të rimburësohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Tema
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Së shpejti edhe në Kosovë do të vjen sistemi i  rimbursimit të depozitave në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës të cilët kanë dhënë detaje më shumë rreth këtij sistemi. Kjo iniciativë është mirëpritur nga organizatat për mbrojtjen e mjedisit.

Nga kjo ministri kanë thënë për KosovaPress se aplikimi ka filluar nga 20 shkurti dhe se afati i fundit do të jetë deri më 26 gushtë 2024 për aplikimin e Administratorin e sistemit SRD. Sipas MPHI shishet duhen të jenë të plastikës qelqit dhe aluminit midis 0,25 dhe 2,0 litra.

Ndërkaq, Valon Rehaj nga organizata për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi”, u shpreh se me këtë sistem do të zvogëlohet volumi i shisheve të plastikës dhe se me këtë do të rritet vetëdija e qytetarëve. Rehaj u shpreh se kjo nga qytetarët do të pritet mirë pasi që qytetarët do të rimbursohen nga kjo.

Luan Hasanaj nga Let’s Do It-Ta pastrojmë Kosovën, për KosovaPress,  ka treguar se si do të pritet sistemi rimbursimit të depozitave nga qytetarët dhe shton se ky sistem do ta bëjë më të lehtë punën e tyre si organizatë, sepse sipas tij shumica nga mbeturinat që ata i pastrojnë janë mbeturina të plastikës. Hasanaj shtoi se kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për qytetarët pasi që ata do të përfitojnë mjete financiare nga kjo. Tutje ai tha se është e nevojshme që ministria të plasoj fushata informuese për qytetarët.

Ndërkaq Drejtoresha e “EcoZ”, organizatë e cila merret me mbrojtjen e mjedisit, Egzona Shala, për KosovaPress tha se një iniciativë e tillë ajo tha se është dashur që të realizohej më herët dhe se kjo duhet të përcjellët me një kampanjë vedisuese. Shala gjithashtu tha se qytetarët të cilët kanë filluar grumbullimin e shisheve të plastikës, qelqit dhe të tjerave është herët pasi që në kohen që do të implementohet kjo çdo shishe do të ketë QR-code e tij që do të identifikoj prodhimin e atyre shisheve.


 

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
2,014
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024